Pas një sezoni të ngarkuar televiziv, prezantuesja e njohur Arbana
Osmani duket se ka bërë një axhendë ambicioze për të shijuar pushimet
verore. E angazhuar me programin e fëmijëve “1001 pse”, më pas çdo të
shtunë me “Big Brother”, përveç programeve radiofonike, erdhi momenti që
Arbana t’u dorëzohet pushimeve, të cilat duket se kësaj here kanë qenë
më argëtuese se kurrë.
Si fillim ajo ka shijuar bregdetin e Jugut, për të vazhduar më pas me disa vende të Europës. Itinerari i saj është përcjellë me foto, të cilat ajo vetë i ka publikuar në profilin e saj në Instagram.
Rërë, plazh, diell, por edhe foto me kafshë, të cilat duket se Arbana i ka shumë përzemër. PanoramaPlus

No comments:
Post a Comment