Friday, July 12, 2013

“I vdekuri” fiton në zgjedhje





Prokuroria në Meksikë ka filluar hetimet se si njeriu për të cilin ishte shpallur lajmi për vdekje, fitoi në zgjedhjet lokale të fshatit në jug të vendit.
Lenin Karbaljido të dielën në zgjedhje shënoi fitore të ngushtë në vendin San Agustin Amatengo, afër qyteti Oahaka.
Pas zgjedhjeve u prezantua lajmi për vdekje sipas së cilës Karbaljido kishte vdekur në vitin 2010 gjatë komës diabetike.
Përfaqësuesit e autoriteteve thanë se lajmin për vdekje e kishte nënshkruar dikush nga ofiqarët porse vdekja ka qenë e inskenuar.
Në Prokurori theksohet se njëri nga kushërinjtë e Karbaljidos e kishte shfrytëzuar lajmin për vdekje që të bindte policët për t’u tërhequr urdhër arresti kundër tij në vitin 2004 pasi që akuzohej për përdhunim

No comments:

Post a Comment