Wednesday, July 10, 2013

Jahti 15 milion dollarësh mund të kontrollohet nga një iPad


Me krahët e saj të lakuar dhe ‘hundën’ e gjatë të drejtuar, jahti me pamje të objekteve hapësirore mund të jetë më e përshtatshme për qiell sesa për det.
Vetëm disa metra katrorë nga ky objekt futuristik prekin sipërfaqen e ujit, duke i mundësuar lundrim të lehtë nëpër det. Jahti 15 milion dollarësh me dizajnin inovativ dhe tiparet e vecanta si kontrollimi përmes iPad-it, ka fituar tri cmime javën e kaluar në ngjarjen prestigjioze ShowBoats Design Awards të mbajtur në Monako.

Miliarderi Anton Marden besohet të jetë pronari i objektit 42.5 metërsh, për të cilin u deshën më shumë se pesë vjet për ndërtimin dhe dizajnimin e tij.

Marden dhe bashkëshortja e tij do të mund të kontrollojnë jahtin e tyre luksoz "Adastra", deri në 50 metra largësi, përmes prekjeve në ekranin e tabletit të tyre iPad.

No comments:

Post a Comment