Monday, July 8, 2013

Turisti çek: Ju rrëfej momentet e tmerrit në Jezercë 08 Korrik 2013 | 15:39 | nga Fatima Menalla


 





Turiati çek i aksidentuar në Jezercë ka falenderuar pafund policinë shqiptare për ndihmën e dhënë në gjetjen e tij.
Ai ka rrëfyer: “Ndihem më mirë sepse e di që nuk do të vdes. U ngjitem në malin Jezerca, një aksident ndodhi....rrëshqita në akull dhe ndrydha këmbën aty.
 Më pas kërkuam ndihmë dhe të nesërmen ushtria shqiptare na gjeti ne. Kështu që do të doja të falenderoja ushtrinë shqiptare që na gjeti dhe më shpëtoi jetën. Gjëja e parë që mendova kur ndodhi aksidenti ishte se nuk doja të vdisja kështu.






 U përpoqa të zbrisja poshtë pranë liqenit për t'i shpëtuar temperaturave të ulëta sepse ishim 2 500 metra mbi nivelin e detit dhe nata atje do te ishte shumë e ftohtë, kështu që zbritëm poshtë dhe kjo ishte e gjitha”.
Turisti Pavel Prazak nuk i mohon momentet e panikut që ka përjetuar teksa priste që dikush të vinte e ta ndihmonte.
“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Erdha këtu për të vizituar malet sepse natyra në Shqipëri është shumë e bukur.
Më pëlqejnë shumë malet, kam eksperience edhe në Rumani dhe nuk shikoj ndryshime. Frikë nuk kisha në Shqipëri sepse mendoj që ka njerëz të mirë dhe të këqij ka kudo në botë, madje edhe në Çeki. 
Ndoshta do të më pëlqente të kthehesha sërish në atë majë mali. Sidoqoftë do të doja të operohesha në vendin tim vetëm për shkak të sigurimeve që paguaj atje. Do te ndihesha më i sigurtë atje”- nënvizoi çeku./alb-observer.com/

No comments:

Post a Comment