Thursday, July 11, 2013

Foshnja “ngjallet” 3 orë pas lindjes(VIDEO)

Një foshnje e lindur e vdekur realizoi një “ringjallje” të pabesueshme vetëm tri orë më vonë, informojnë mediat braziliane. E quajtur Yasmin Gomes, vajza kishte lindur me ndërlikime të shumta dhe mjekët nuk kishin mundur t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, ndaj e kishin shpallur të vdekur.
Pas kësaj, një infermiere kishte shoqëruar trupin e pajetë në një sallë të vogël lutjesh brenda spitalit, ku do t’i kryheshin shërbesat fetare.
Tri orë pasi e sapolindura ishte dërguar dhe lënë si një trup i pajetë në kishën e improvizuar, mbërriti gjyshja e saj e hidhëruar për të marrë në dorëzim trupin.
Siç dëshmoi e moshuara, në momentin kur ajo e mori në dorë mbesën, pa se vajza ishte ende e ngrohtë dhe në atë moment Yasmina hapi një sy dhe nisi të qante e shkelmonte.





“Nuk mund ta besoja. Ende nuk më ishin tharë lotët e dëshpërimit, kur vjen mamaja dhe më sjell vajzën shëndoshë e mirë”, deklaroi 26-vjeçari Cleverson Carlos Gomes, babai i foshnjës, transmeton TCH

  

Edhe më të shtangur mbetën mjekët, të cilët kishin firmosur certifikatën e vdekjes, ndërsa analizat e mëpastajme treguan se foshnja gëzon shëndet të plotë

No comments:

Post a Comment