Wednesday, July 10, 2013

Gruaja punëson vrasësin me pagesë për të ekzekutuar të shoqin (Video)

 


 Julia Merfeld, një amerikane 21-vjeçare, e martuar dhe me dy fëmijë ishte e gatshme ti paguante 50 mijë dollarë një vrasësi me pagesë për të ekzekutuar të shoqin. Vetëm se ajo nuk e di se në vend të një vrasësi me pagesë, po flet me një oficer policie.
Në videot e publikuara nga policia, Julia Merfeld i thotë ‘vrasësit’ me pagesë se ajo nuk do që t’i thyejë zemrën atij duke e divorcuar, ndaj ka vendosur që ta vrasë.
“Ta vrasësh është më lehtë se ta divorcesh,” thotë duke qeshur ajo.
Gjykata e ka gjetur fajtore 21- vjeçaren dhe pritet që të jepet dënimi. Mendohet se ajo do dënohet me burgim të përjetshëm. Autoritetet thonë se ajo donte të merrte siguracionin e jetës së të shoqit me vlerë 400 mijë dollarë.

No comments:

Post a Comment