Monday, July 8, 2013

Agron Llakaj, pasi ka kaluar të 50-at u nënshtrohet trajtimeve estetike për fytyrën (VIDEO)

Si një personazh i njohur i humorit prej vitesh në ekran, duket se moderatori i spektaklit “Al Pazar” në “Vizion Plus” ka filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje pamjes e tij, tani që është 53 vjeç. Vitet bëjnë punën e tyre, por edhe Llakaj ka menduar si t’u shkojë ndesh gjurmëve të moshës në lëkurë, duke nisur një seancë trajtimesh intensive në mbyllje të sezonit televiziv dhe pak ditë para fillimit të pushimeve, që ai si ço vit i bën në plazhet e Greqisë. Këtë trajtim ai madje nuk e fsheh, duke pranuar të pozojë së bashku me estetisten e qendrës “Kleopatra”, ku ai është klient i saj.
goni2







Ndërkohë nuk e dimë se sa do të kujdeset Agroni për peshën, për të humbur kilet e tepërta që ka vendosur këto vitet e fundit. Moderatori i njohur i spektaklit “Portokalli” u rikthye vitin e kaluar pas dy vitesh në rolin e moderatorit të humorit, ku si shoëman i një “pazari televiziv” me të ftuar solli një spektakël ndryshe. Në këtë format të realizuar me Arian Çuliqin, Llakaj ishte i zoti i shtëpisë që priste e përcillte njerëz dhe ngjarje në 1 orë e 15 minuta spektakël. Për herë të parë ai mori rolin e komentatorit mbi realitetin komik shqiptar, ku dha dhe mendime personale me nota humori. Ndërkohë që le të shohim se si do të shfaqet Llakaj në ekran pas pushimeve, për sa i përket look-ut, edhe pse mund të themi që është nga të paktët meshkuj ekrani të brezit të tij që u nënshtrohet trajtimeve estetike.  PanoramaPlus

No comments:

Post a Comment