Tuesday, July 9, 2013

Sheh “pa dashje” të shoqen në video porno, i bien të fikët!

Vetë gruaja është munduar më kot të mohojë se ishte protagoniste, pasi është dorëzuar duke thënë se nuk e dashuronte të shoqin.
Sheh një film porno dhe aty gjen papritmas…të shoqen. E gjitha ka ndodhur në Kairo, ku një egjiptian teksa po shikonte disa video pornografike në një qendër interneti, ka njohur bashkëshorten. Menjëherë, burrit i kanë rënë të fikët, duke trembur të pranishmit. “Gjeta 11 filma ku shfaqej time shoqe në skena të pahijshme me të dashurin e vet – ka deklaruar më pas ai -. Ishte hera e parë që shihja porno dhe po e bëja vetëm për kuriozitet.
Nga ana tjetër, vetë gruaja është munduar më kot të mohojë se ishte protagoniste e asaj videoje, pasi si përfundim është dorëzuar duke thënë se nuk e dashuronte të shoqin dhe se “u detyrova me zor nga prindërit që të martohesha me atë”. Çifti ishte i martuar prej 16 vjetësh e madje kishte edhe 4 fëmijë. Ndërkohë që burri ka treguar edhe se ajo ishte ende e dashuruar me ish-të fejuarin e saj, i cili është edhe më i ri

No comments:

Post a Comment