Wednesday, July 10, 2013

Djema, ja si mund të 'hyni' në kokën e një femre..


 






1.Të dëgjoni atë që ju thotë, me zërin dhe gjuhën e trupit, mund të jetë një fillim i mirë për të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e asaj.
2.Mbi të gjitha duhet të përpiqeni ta njihni. Si nëse ti po kërkon të nisësh një marrëdhënie, ashtu edhe nëse dëshiron të zësh një mikeshë, kërko të hysh sa më shumë në kontakt me të dhe fillo një bisedë të rastësishme. Dëgjo me vëmendje dhe dallo se ç'i pëlqen, apo s'i pëlqen. Cilat janë ëndrrat e saj? Çfarë do të donte të bëhej, apo cilin donte të takonte? Tregoji edhe për veten, sepse femrave nuk u pëlqen të zbulojnë çdo detaj të jetës së tyre, pa njohur asnjë të asaj të të tjerëve. Nëse vendos të hapet, me siguri do të presë që edhe ju të bëni të njëjtën gjë.
3.Vëzhgojeni. Mos u shndërroni në një ngacmues obsesiv, por mësoni t'u jepni vëmendje gjërave të vogla dhe sesi i bën. Shikoje edhe nëse nuk jeni duke folur. Ndoshta do të vëreni se i pëlqen të hajë thonjtë, apo ndonjë gjë tjetër të veçantë. Ndonëse në pamje të parë mund të duken detaje jo me shumë rëndësi, duke reflektuar do të zbuloni se këto mund të të dërgojnë brenda mendjes së saj.
4.Lexoni gjuhën e trupit. Zakonisht, njerëzit ekstroversë, apo të sigurt në vete, vishen me ngjyra të ndezura dhe dizenjo evidente. Kryesisht mbajnë rolin e udhëheqësit, ose shefit të grupit. Kanë një pozicion të drejtë, kokën lart dhe japin vibracione të fuqishme. Ndërsa njerëzit e turpshëm dhe introverse vishen me ngjyra të zbeha dhe ndërpriten lehtë, kur flasin. Qëndrimi i tyre nuk tregon siguri dhe besim në vete. Një vajzë e tillë është shumë e qetë dhe nuk kryen asnjë sforcim për t'u dukur më e mirë, për t'u dalluar apo për t'u integruar me të tjerët.
5.Mundohu të tregoheni sa më të sjellshëm, ndërkohë që nuk duhet të bëheni obsesiv. Përpiquni të jeni gjithmonë informalë dhe të sinqertë. Trajtoje çdo femër me respekt.
6.Për ju që keni një marrëdhënie, kini parasysh që këto rregulla vlejnë edhe për juve.

No comments:

Post a Comment