Friday, July 12, 2013

Si të dashuroni perseri !!!!!!







Përderisa zemra juaj është thyer është shumë e vështirë që të dashuroni perseri. Disa persona kurrë nuk vazhdojnë jetën edhe pasi të  kenë dashuruar një herë, dhe kjo është jo e mirë, pasi që të dasurosh përseri është e mundshme. Ju mund të mësoni perseri të dashuroni dikë tjeter, edhe nëse jeni të depresionuar pas një lidhje që nuk funksionoj apo nëse keni humbur të dashurin/en.  Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që të dashuroni perseri:
Para se të jeni  i/e gatshme të dashuroni perseri, ju duhet ta sheroni vetën tuaj nga dhimbjet e dashuris së më hershme. Qoftë nëse e keni humbur dashurin tuaj nga një lidhje e deshtuar apo nga vdekja e personit të dashur,dashuria e juaj e humbur ka lënë plagë të mëdha emocionale.
Njih nevojen për të dashuruar perseri. Të dashurosh dhe të duash të tjerët është njëra nga nevojat më themelore të njerzimit. Pa dashuri, jeta është e pa kuptimt. Është e kuptueshme qe ju duhet kohë që të sheroheni nga dashuria juaj e humbur, por nëse vendoseni që ta mbylleni zemren per nje dashuri të re kjo do ua bëjë jeten tuaj të duket bosh.
Vendos që të dashurosh përseri ia vlenë që të “rrezikosh”. Përderisa jeni ende ne fazen e sherimit nga ish dashuria juaj, zemra juaj mund të ndjejë thyeshmeri që të “rrezikoni” së dashuruari perseri. Gjithësesei, posa të jeni sheruar dhe jeni me të shendetshem emocional, ju do të ecni para dhe do të jeni të gatshem që ta hapni zemren tuaj perseri.
Duaje vetën tënde. Sa më shumë që e doni veten tuaj, ju do keni mundësi me të mira që ta tërheqeni një person i cili është emocionalisht i shendosh. Nëse shkoni dhe kërkoni dikë që t’ua plotësoj vrimen në zemren tënde, atëhere ju do të gjeni dikë i cili do ta përfitoj nga kjo për një kohë jo shumë të gjatë dhe perseri do të jeni zemer thyer. Por gjithësesi, nese jeni nga ata persona që jepni dashuri të madhe me siguri do të gjeni një person si vetja juaj.
Mendo se çfarë do të dëshironit nga dashuria juaj e re, vendos disa standarde ose rregulla se çfarë jeni duke kërkuar që të keni nga lidhja juaj e re. Lejo dashurin që të vije tek ti, mos kërko që ta gjeni të “duhurin/en” në vende ku nuk janë të përshtatshme për ju. Por përfshihu në aktivitete të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndjeheni juve mire dhe këto aktivitet dhe dalje në ato vend do ju sjellin persona të njejet si ju.  Bëjë hapa të ngadalshëm drejt lidhjes suaj të re, dhe asnjëherë mos provo që ta zëvëndesosh lidhjen tuaj të kaluar me atë të tanishmen, por lejo që lidhja juaj e re që të rritet dhe të lulëzoj në mënyren e vetë.


Read more: http://www.keshilla.org/si-te-dashuroni-perseri/#ixzz2Yp0Z49cx

No comments:

Post a Comment