Friday, July 19, 2013

Rihanna, gjysmë-zhveshur për parfumin e ri (FOTO)


Rihanna do të nxjerrë në treg së shpejti parfumin e saj të katërt dhe për reklamën e tij nuk ka ngurruar të pozojë “topless”. 
Këngëtarja 25-vjeçare shihet në imazhin promovues të fragrancës ‘Rogue’ vetëm me të mbathura dhe një palë taka.















Thursday, July 18, 2013

Zbuloni fatin tuaj nepermjet vijave te dores ....

Leximi i dorës është një art i vjetër, i cili parashikon të ardhmen nëpërmjet vijave të dorës. Ky art është shumë popullor në Japoni, ku lexuesit e dorës marrin 50 dollarë për çdo lexim nga besimtarët e kësaj praktike. Tani, të pakënaqurit me “fatin” që u ka dhënë natyra në vijat e dorës, po marrin masa drastike për të fituar mbarësinë në jetë. 











Ata duan të përcaktojnë vetë fatin e tyre, duke i ndryshuar vijat e dorës me kirurgji kozmetike. Operacioni, i cili njihet se kryhet edhe në Kore, performohet me një bisturi elektrike, e cila djeg mishin duke lënë një shenjë gjysmë të përhershme. Mjeku Matsuoko në klinikën japoneze të bukurisë “Shonan Beauty Clinic” e ofron këtë ndërhyrje për 900 euro, por e kanë ndërprerë publikimin e reklamës për trajtimin, sepse nuk po përballonin dot kërkesat. Procedura kryhet për 15 minuta dhe mund të përfshijë ndryshimin e 5 deri në dhjetë vija dore.

Fallxhoreti i zhvatin pushuesit 1 mijë euro

SARANDE – Një shqiptar nga Maqedonia që prej disa ditësh ndodhej me pushime së bashku me familjen në qytezën e Ksamilit, ka rënë pre e një mashtrimi nga tri gra, të cilat duke i shtirë fall, kanë arritur t’i marrin atij një shumë prej 1000 eurosh. Pas denoncimit në Policinë e Sarandës nga ana e të dëmtuarit, blutë e qytetit bregdetar pothuajse 10 orë më vonë kanë bërë identifikimin e autorëve të këtij mashtrimi dhe ndërkohë kanë bërë edhe arrestimin e tyre. 


















Rreth mesditës të së martës, 29-vjeçari nga Struga, Astrit Qamili, banor prej vitesh në Zyrih të Zvicrës, ka denoncuar se disa gra, duke i hedhur fall, i kishin marrë 1000 euro. Menjëherë është ngritur grupi i hetimit, ka shkuar në Ksamil dhe pas dëshmisë së marrë drejtpërdrejt nga maqedonasi, ka nisur punën hetimore për të gjetur se kush kanë qenë autorët e këtij mashtrimi në shumën e 1000 eurove. Me herët specialistë të hetimit në Sarandë kanë mësuar nga i dëmtuari se mashtrueset ishin tri gra të komunitetit rom. Pothuajse dhjetë orë më vonë, në orën 23:00 të së martës, blutë e Sarandës ranë në gjurmë të tri grave, bëri shoqërimin e tyre në Komisariat dhe gjatë procedurës rezultoi se të tria gratë rome kishin qenë autoret e mashtrimit të maqedonasit në Ksamil, duke i marrë atij 1000 euro. Për rrjedhojë, nga strukturat e Komisariatit të Policisë në Sarandë u bë arrestimi për veprën penale të “mashtrimit” i 62-vjeçares Sulltane Rama, 36 vjeçares Lirie Rama dhe 50-vjeçares Fatmira Muhaxhiri, që të tria banore të Fushë-Krujës. Sipas burimeve policore, një pjesë e eurove të marra nga tri gratë, tashmë të ndaluara nga policia, u janë gjetur në çanta.

Tuesday, July 16, 2013

Sinan Hoxha me te dashuren topless ne Spanje (VIDEO +18)

Jeta e tij intime ka qenë një derë e mbyllur me shumë kyçe. Deri më tani nuk kishim parë dhe njohur asnjë të dashur të këngëtarit Sinan Hoxha. Asnjëherë nuk e kishim parë natën lokaleve të Bllokut në Tiranë. Asnjëherë në plazhet e Shqipërisë me ndonjë femër. Por ja që më në fund Sinani shfaqet me një bukuroshe, e cila madje edhe është zhveshur topless, për këngëtarin Hoxha. 






















Të dy në det duke u larë e luajtur me njëri-tjetrin, në një plazh topless në Spanjë, aty ku askujt nuk ja merrte mendja se mund të takohej, personazhi i përgojuar së fundmi jo pak në media. Sinan Hoxha ka pushuar në shoqërinë e vajzës që shihet në foto, së cilës siç na dëshmon burimi ynë nuk i është ndarë për asnjë çast. Personi që ka siguruar këto foto (në fakt është një xhirim video prej 30 sekondash) ka qenë për pushime me të dashurën e tij në vendin magjik, dhe është çuditur kur mes atyre pushuesve ka dalluar dhe këngëtarin Sinan Hoxha. Për faktin se kanë qenë pranë, ai ka ruajtur çastin kur çifti është futur në det dhe na ka sjellë këtë “dhuratë” në “Bluetooth”. Por, e papritura më e madhe për ne nuk ishin këto foto, por reagimi i këngëtarit. I marrë në telefon për një intervistë, duke i shpjeguar edhe motivin, këngëtari ka lënë pas mirësjelljen dhe me tone të ashpra ka kërcënuar që të ‘mos guxojmë të merremi me jetën e tij’. Pyetjet për pushimet dhe mikeshën e tij, jo vetëm që nuk kanë marrë përgjigje por madje Sinani ka mohuar se është ai. Ne nuk kemi mëdyshje për këtë gjë aspak, pasi momentet që ju serivirim janë mëse të dukshme. Ndërkaq pas arrogancës së Hoxhës, investigimet tona përfshinë edhe shoqërinë e Sinanit, ku edhe zbuluam një enigmë të madhe.Sinan Hoxha dhe shoqja e tij, paskan një lidhje jo verore por plot pesë vjeçare. Vajza është nga Tirana, ka përfunduar studimet dhe jeton në Francë. Marrëdhënia e tyre sipas miqve është shumë serioze dhe përveç mbajtjes private të jetës personale nga ana e vetë këngëtarit, jetesa e saj larg Shqipërisë ka bërë që ky lajm të mos zbulohej deri më dje.

Monday, July 15, 2013

Artisti,shpiku të brendshmet me muzikë,zberthehen me duartrokitje (FOTO-LAJM)

Kjo tingëllon si diçka nga një film, por artisti nga San Francisko ka krijuar tashme atë qe mund te jete ëndrra e çdokujt, burrave dhe grave…
E projektuar për te punuar me ane te një baterie qe i jep fuqi, recipetat përdorin një elektromagnet qe kontrollon një çelës qe hap kopsat e recipetave kur dikush aty pranë rreh duart.
Randy Sarafan u frymëzua nga recipetat e pazakonte dhe te mrekullueshëm hi-tech te gjetura ne pazaret siriane dhe ka krijuar një udhëzues hap pas hapi për to.















Friday, July 12, 2013

Kjo është Skena më Provokuese në Historinë e Big Brother (VIDEO+18)



 Shikoni se cfare behet ne kete big brother.









Mos u hakmerr ndaj atyre që të kanë bërë të ndihesh keq . Jeta vetë do jetë ajo që do e bëjë . E keqja e bërë shpejt ose vonë rikthehet , ndonjëherë edhe me interesa ...

Mos u hakmerr ndaj atyre që të kanë bërë të ndihesh keq . 
Jeta vetë do jetë ajo që do e bëjë . 
E keqja e bërë shpejt ose vonë rikthehet , ndonjëherë edhe me interesa ...

Gabimi I Nje Casti . . . Mund Te Behet Gabimi I Nje Jete


“I vdekuri” fiton në zgjedhje





Prokuroria në Meksikë ka filluar hetimet se si njeriu për të cilin ishte shpallur lajmi për vdekje, fitoi në zgjedhjet lokale të fshatit në jug të vendit.
Lenin Karbaljido të dielën në zgjedhje shënoi fitore të ngushtë në vendin San Agustin Amatengo, afër qyteti Oahaka.
Pas zgjedhjeve u prezantua lajmi për vdekje sipas së cilës Karbaljido kishte vdekur në vitin 2010 gjatë komës diabetike.
Përfaqësuesit e autoriteteve thanë se lajmin për vdekje e kishte nënshkruar dikush nga ofiqarët porse vdekja ka qenë e inskenuar.
Në Prokurori theksohet se njëri nga kushërinjtë e Karbaljidos e kishte shfrytëzuar lajmin për vdekje që të bindte policët për t’u tërhequr urdhër arresti kundër tij në vitin 2004 pasi që akuzohej për përdhunim

Bekoji te gjithe Njerzit qe i duam dhe na duan...Amin .


Asnjehere mos gjyko nga pamja e jashtme,Nje zemer e 'Pasur' mund te fshihet poshte bluzes se nje varfanjaku..


Suksesi gjithmonë të përqafon në menyrë private, por deshtimi të godet gjithmonë në publik..! Kjo është jeta...


Fustani sipas formës së trupit








Çdo femër ka dëshirë të ketë fustane të qepura në mënyrë të përsosur. Për këtë sezon trendi i fustaneve sipas masës vjen në versione të ndryshme që i ofrojnë linjën e përsosur secilës siluetë.
Për krijimin e përshtypjes pozitive janë të rëndësishëm shumë faktorë, por njëri nga ta gjithsesi është stili i veshjes. Ajo që e keni të veshur dërgon porosi të rëndësishme për ju, andaj përpiquni rreth zgjedhjes e veshjes që në takimin e parë me disenjatorin.
Bëhuni gati për sezonin me plot llojllojshmëri mode!
1. Ijët dhe kërdhokullat – mënyra më e rëndomtë për balancim është të zgjidhni fustanin i cili nuk është i ngushtë, por që lehtë rrëshqet nëpër pjesën e poshtme të trupit. Aq më mirë nëse ka dekolte të madhe apo krah të zbuluar, andaj në atë mënyrë tërheq vëmendjen në to.
2. Duart e holla, të lëshuara apo të trasha – natyrisht që ka zgjedhje më të mirë të fustaneve me mëngë të gjata. Gjë e mirë është që të zgjidhen fustane me mëngë të pazakonshme. Ngjashëm mund të arrini sukses nëse në fustan pa mëngë shtoni shallin apo “bolero”.
3. Nëse jeni trupshkurtër, zgjedhje e mirë për ju janë fustanet elegante pa rrudha të tepërta apo pa disa elemente “të bukura”. Fustani njëngjyrësh do të theksojë figurën tënde. Vendosni për fustane të kadifenjtë dhe fustane me materiale të buta.
4. Nëse duhet të vishni numra të mëdhenj, zgjidhni fustan të thjeshtë, aq më parë me ngjyrë më të errët. Fustani ngjyrë të zezë është zgjedhja më e mirë, femrat që veshin fustane të këtilla duken më të dobëta. Krahas kësaj, nëse fustani nuk është i shkurtër, do t’ju tregojë më të gjatë dhe do të dukeni super.
5. Nëse i keni problem këmbët, mund të dukeni bukur edhe nëse nuk i vini në pah ato. Në vend që të vendosni të vishni pantallona, vishni fustan të gjatë. Nëse fustani është nga materiali i mirë, do të dukeni shumë elegante.
6. Për ato femra që kanë krahë të gjerë, zgjedhja më e mirë janë fustanet pa supore. Nuk duhet të zgjidhni fustanin i cili do t’ju mbulojë, por atë i cili do t’i theksojë disa pjesë të tjera, apo fustani i cili në vete ka ndonjë detaj të theksuar. Natyrisht, shmangni mëngët me rrudha dhe suporet.
7. Nëse nuk keni bel, problemi do të zgjidhet nëse zgjidhni fustanin i cili është i prerë më ulët apo më lart nga beli. Aq më parë nëse është në dy nuanca apo i kombinuar me dy materiale.
8. Nëse keni gjoks të madh, zgjidhni fustanin i cili lidhet përreth qafës, sipas mundësisë me pjesën e rrudhur të sipërme. Nëse fustani ka fund të gjerë, do ta balanconi në tërësi gjoksin. Zgjidhni materialet të cilat rrëshqasin lehtë, por që nuk ngjiten për trupi. Gjithashtu, shmanguni qaforet. Dhe, natyrisht, shmanguni çfarëdo stolie apo aksesori në pjesën e sipërme të fustanit.
9. Nëse keni gjoks të vogël – shumica e fustaneve solemne më mirë u rrinë femrave me gjoks të vogël, kështu që ato pikërisht nuk kanë kurrfarë problemesh me rastin e zgjedhjes së fustaneve. Mirëpo, nëse dëshironi që në mënyrë optike ta zmadhoni gjoksin, zgjidhni fustanin i cili në atë pjesë ka vëllim të ngjashëm me timonin, të stolive e ngjashëm.
10. Nëse jeni tepër e dobët dhe nuk keni forma femërore, ato do t’i arrini me ngjyra vezulluese dhe me mostra ngjyrë të errëta. Detajet ekstra janë mëngët me rrudha, fundi i gjerë etj. Shmanguni materialeve të cilat ngjiten për trupi, si edhe fustaneve të cilat zbulojnë më tepër seç duhet.


Read more: http://www.keshilla.org/fustani-sipas-formes-se-trupit/#ixzz2Yp3xqqUW

Si të dashuroni perseri !!!!!!







Përderisa zemra juaj është thyer është shumë e vështirë që të dashuroni perseri. Disa persona kurrë nuk vazhdojnë jetën edhe pasi të  kenë dashuruar një herë, dhe kjo është jo e mirë, pasi që të dasurosh përseri është e mundshme. Ju mund të mësoni perseri të dashuroni dikë tjeter, edhe nëse jeni të depresionuar pas një lidhje që nuk funksionoj apo nëse keni humbur të dashurin/en.  Ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë që të dashuroni perseri:
Para se të jeni  i/e gatshme të dashuroni perseri, ju duhet ta sheroni vetën tuaj nga dhimbjet e dashuris së më hershme. Qoftë nëse e keni humbur dashurin tuaj nga një lidhje e deshtuar apo nga vdekja e personit të dashur,dashuria e juaj e humbur ka lënë plagë të mëdha emocionale.
Njih nevojen për të dashuruar perseri. Të dashurosh dhe të duash të tjerët është njëra nga nevojat më themelore të njerzimit. Pa dashuri, jeta është e pa kuptimt. Është e kuptueshme qe ju duhet kohë që të sheroheni nga dashuria juaj e humbur, por nëse vendoseni që ta mbylleni zemren per nje dashuri të re kjo do ua bëjë jeten tuaj të duket bosh.
Vendos që të dashurosh përseri ia vlenë që të “rrezikosh”. Përderisa jeni ende ne fazen e sherimit nga ish dashuria juaj, zemra juaj mund të ndjejë thyeshmeri që të “rrezikoni” së dashuruari perseri. Gjithësesei, posa të jeni sheruar dhe jeni me të shendetshem emocional, ju do të ecni para dhe do të jeni të gatshem që ta hapni zemren tuaj perseri.
Duaje vetën tënde. Sa më shumë që e doni veten tuaj, ju do keni mundësi me të mira që ta tërheqeni një person i cili është emocionalisht i shendosh. Nëse shkoni dhe kërkoni dikë që t’ua plotësoj vrimen në zemren tënde, atëhere ju do të gjeni dikë i cili do ta përfitoj nga kjo për një kohë jo shumë të gjatë dhe perseri do të jeni zemer thyer. Por gjithësesi, nese jeni nga ata persona që jepni dashuri të madhe me siguri do të gjeni një person si vetja juaj.
Mendo se çfarë do të dëshironit nga dashuria juaj e re, vendos disa standarde ose rregulla se çfarë jeni duke kërkuar që të keni nga lidhja juaj e re. Lejo dashurin që të vije tek ti, mos kërko që ta gjeni të “duhurin/en” në vende ku nuk janë të përshtatshme për ju. Por përfshihu në aktivitete të ndryshme të cilat ju bëjnë të ndjeheni juve mire dhe këto aktivitet dhe dalje në ato vend do ju sjellin persona të njejet si ju.  Bëjë hapa të ngadalshëm drejt lidhjes suaj të re, dhe asnjëherë mos provo që ta zëvëndesosh lidhjen tuaj të kaluar me atë të tanishmen, por lejo që lidhja juaj e re që të rritet dhe të lulëzoj në mënyren e vetë.


Read more: http://www.keshilla.org/si-te-dashuroni-perseri/#ixzz2Yp0Z49cx

Si ta kaloni krizën në çift?








Fjalët janë të rëndësishme dhe askush nuk ka arritur ta përcaktojë nëse janë më të rëndësishme sesa veprat, por pa komunikim nuk mund të dilni nga kriza në të cilën jeni përfshirë. Por, a e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza?
Puthjet e vjedhura
Dikush ka thënë se puthja është hapësira boshe midis fjalëve “të dua”, dhe ka pasur plotësisht të drejtë. Nëse dini të rigjeni intimitetin dhe kënaqësinë fizike me partnerin tuaj, duhet të putheni sa më shumë dhe sa më shpesh. Ato do t’ju ndihmojnë për t’u ndjerë të përfshirë nga pasioni dhe do bëjnë të mundur që t’ju rritet dëshira për të qëndruar pranë partnerit tuaj.
Vite të mbushura me kujtime
Mbase do ju duket pak e çuditshme por edhe kujtimet kanë një ndikim mjaft të lartë në dashuri. Ndodh që ndonjëherë në një çift të mungojë bashkëpunimi dhe entuziazmi, prandaj flisni për ato që keni kaluar së bashku, si momentet më të bukura ashtu edhe vështirësitë që keni përballuar të dy. Një gjë e tillë do t’ju bëjë që të rifitoni atë që ju duket se e keni humbur.
Dedikime të shumta
Çdokujt i pëlqen që t’i dedikojnë mendime dhe aq më tepër prej personit të zemrës. Mos nguroni që t’i lini ditë pas dite shënime të vockla në të cilat t’i shprehni që e doni apo edhe një urim të thjeshtë për një ditë sa më të mbarë, do t’ju ndihmonin shumë për ta ngrohur situatën midis jush.
Befasojeni
Janë të paktë personat që nuk i kanë qejf surprizat. Kjo është arsyeja se përse një prej këtyre dhjetë rregullave, është që ta befasoni partnerin tuaj. Mënyrat janë nga më të ndryshmet, dhe më mirë se ju askush tjetër nuk do të gjente atë të duhurën. Provojeni!
Vraponi
Nëse e ndjeni të nevojshme për të humbur disa kile, atëherë vraponi sa të keni mundësi. Por, jo vetëm. Bindeni dhe merrni edhe partnerin tuaj dhe do ta shikoni se një gjë e tillë do t’ju ndihmojë për të kaluar më shumë kohë së bashku. Edhe kërcimi është një ide shumë e mirë për t’u afruar me partnerin tuaj.
Projektoni të ardhmen
A e dini se cila është një prej mënyrave më të mira për ta ndihmuar një çift që të dalë nga kriza? Projektimi i të ardhmes së bashku! Nëse në të tashmen gjërat nuk shkojnë mirë, atëherë hidhuni në të ardhmen dhe diskutoni për një kohë më të vonë, në të cilën do të keni dalë nga kjo krizë dhe situata do të jetë shumë ndryshe.
Është me ju gjatë gjithë kohës
Në kohët ku teknologjia po zhvillohet me hapa të mëdhenj është mirë që të jeni dinamikë dhe mbi të gjitha sa më shumë krijues. Ngacmojeni partnerin tuaj gjatë gjithë ditës me “sms” nga më të ndryshmet, duke i bërë të kuptojë që ju mendoni për të edhe kur nuk jeni bashkë.
Fantazitë tuaja
Ndani fantazitë që keni me partnerin dhe do të shikoni që situata juaj do të shkojë drejt përmirësimit. Mos i mbani vetëm për vete, sepse një gjë e tillë do t’ju shkaktonte mbylljen në vetvete dhe do ju largonte nga njëri-tjetri.
Falje, falje, falje…
Zënkat nuk bëjnë gjë tjetër veçse e helmojnë marrëdhënien në çift. Të kërkuarit falje nuk është dobësi, por sqarim për keqkuptime të shumta të cilat mund t’ju çonin edhe në ndarje. Kërkoni falje sa herë kuptoni që e keni lënduar, ndoshta dhe pa dashje, partnerin tuaj.
Fjalët që kurrë nuk t’i ka thënë
Kjo nuk do të thotë që të flisni pa pushim por që të gjeni mënyrën e duhur për të ndarë me partnerin ato gjëra që ju shqetësojnë dhe pse jo duke ia thënë nën zë, gjë që e bën më tërheqëse mënyrën e të treguarit.


Read more: http://www.keshilla.org/si-ta-kaloni-krizen-ne-cift/#ixzz2YozSJLZ8

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark

 Trup i bukur, me muskuj dhe i palestruar: të gjithë mendojnë se ky është imazhi i mashkullit që do të “çmendte” çdo femër. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Një sondazh i fundit ka treguar se femrat “preferojnë” të kenë një histori pasionante dhe të tradhtojnë me burra që kanë bark. Zbulojeni më poshtë…




Shumica e meshkujve “vrapojnë” drejt palestrave për të pasur një fizik sa më perfekt, me muskuj sa më të tonifikuar. Kjo jo vetëm për të qenë të kënaqur me veten, por edhe për të joshur femrat. Por, me sa duket, moda me fizik atleti po ndryshon! Zonjat apo zonjushat që kanë për qëllim të tradhtojnë partnerët e tyre, preferojnë burrat me ndonjë kile më shumë te barku…
Sondazhi
Një portal italian takimesh online ka kryer një sondazh duke përfshirë plot një mijë gra. Në këtë sondazh ato janë pyetur se çfarë lloj burri do të preferonin nëse do të tradhtonin partnerin e tyre? Përgjigjja ishte e qartë: 47% e tyre kanë deklaruar që preferojnë meshkuj me bark të madh, trashaluqë dhe që nuk e vrasin mendjen për fizikun e tyre. Por cili është motivi? Sipas tyre, një burrë që kalon shumë orë në palestër nuk gjen kohë për partneren e tij. Interesi i tij i vetëm, sipas tyre, janë muskujt e fryrë e të ngjeshur. Pra, bëhet fjalë për një lloj narcizizmi të theksuar, ku mashkulli ka interes vetëm të jetë sa më muskulor. Perceptimi i të intervistuarave nuk e ka habitur aspak themeluesin e portalit, Alex Fantinin. Sipas tij, femrat realisht preferojnë të bëhen pjesë e ndonjë aventure të vogël. Kjo i bën ato më të gjalla e fantazitë më konkrete dhe nuk ka asgjë më konkrete sesa një burrë që i pëlqen kuzhina.
Po ata që merren me palestër?
Ata mund të vazhdojnë të flenë të qetë. Gjithsesi ekzistojnë ende gra që i dëshirojnë dhe i duan me forma sa më perfekte. Në fakt 34% e grave që morën pjesë në sondazh kanë pranuar se preferojnë meshkuj që merren me palestër dhe ata që janë gjithë muskuj, padyshim. “Është e vërtetë që tendencat mund të ndryshojnë nga sezoni në sezon, por disa të vërteta nuk zbehen kurrë. Një trup i bukur do të mbetet gjithmonë i preferueshëm nga femrat”, thotë Fantini.
Komponenti mendor
19% e grave të anketuara kanë deklaruar se nuk i kushtojnë vëmendje fizikut, por ato udhëhiqen nga ndjenjat. “Komponenti mendor gjithmonë ka qenë vendimtar për çdo lloj marrëdhënie, akoma edhe më shumë kur bëhet fjalë për tradhtinë”, përfundoi Fantini.
Tradhtia, armë në duart e femrës
Nuk janë të rralla rastet kur një tradhti përdoret për të tërhequr vëmendjen e partnerit. Ajo ndihet e lënë pas dore, lidhja e dikurshme mes të dyve nuk është më e fortë dhe marrëdhënia ka rënë në krizë. “Si t’ia bëj që gjërat të kthehen siç kanë qenë më parë? Nëse bëhet xheloz, do të kuptojë se jam edhe unë këtu”, mund të mendojë një femër. Në raste të tjera shumë femra ndjekin shembullin e partnerit. Nëse ai e tradhton, ajo bën të njëjtën gjë. Kështu, ai do ta kuptojë sesi ndihet ajo. Por a është kjo një mënyrë për t’i treguar se tradhtia e tij e bën të ndihet keq, apo mos ndoshta më në fund doli në pah karakteri i saj i vërtetë? Ajo përdor tradhtinë e tij për të qenë e justifikuar për një veprim që ndoshta nuk ka guxuar për arsye të ndryshme ta bënte më parë? Të tjerë mendojnë se një femër nuk ka nevojë fare për arsye. Ajo tradhton dhe kaq.

Thursday, July 11, 2013

Kompania ku punonjësit shkojnë nudo në punë!











Pronarët e kompanisë Stefan Sagmeister dhe Jessica Wolsh u kanë dërgojnë mail të gjithë të punësuarve se në punë duhet të vijnë lakuriq.

“Sagmeister & Walsh“ është një firmë amerikanë e cila merret me krijimin e identitetit, reklamave, web faqeve, aplikacioneve, filmave, librave dhe objekteve për klientët.
Por mesa duket fotot nudo nuk i kanë shqetësuar të punësuarit pasi ata deklarojnë se kjo është një ide e shkëlqyeshme kreative që i afron në shumë kolegët.
“Sagmeister & Walsh” është firmë e cila bashkëpunon me kompanitë e njohura si “Levi’s”, BMW, HBO.

-DASHURIA LIND NGA URIA, RRITET NGA USHQIMI DHE VDES NGA NGOPJA

Kam nevoje per ty, si ka dita per diellin, kam nevoje per ty, sa kane zogjte per qiellin, kam nevoje per ty, me shume se dje kam sot, kam aq shume nevoje sa s`mundem ta them dot, kam nevoje per ty dhe cdo cast per ty mendoj, por druhem te ta them, kam frike mos te lendoj.


.

Profesionet që të bëjnë mbipeshë






Shtimi i peshës shkaktohet si pasojë e stresit të shtuar dhe kalimit të kohës me punë të lidhur pas tavoline.
Sipas një studimi të kryer së fundmi të punuarit si mësuese ose inxhinier ju shton rrezikun për shtim të kilogramëve.
Sondazhi i kryer anketoi rreth 3.700 punonjës dhe gjeti se 55 % e të punësuarve e konsideronin vetën mbipeshë. Ja disa nga punët që rrezikojnë me shtim në peshë:
Asistente administrative (69%)
Inxhinier (56%)
Mësues (51%)
Infermiere (51%)
Teknik i IT (51%)
Zyrtar ligjor (48%)
Shkencëtar (39%)

Jeta eshte nje gjuhe e huaj; te gjithe meshkujt e shqiptojne gabimisht.

Foshnja “ngjallet” 3 orë pas lindjes(VIDEO)

Një foshnje e lindur e vdekur realizoi një “ringjallje” të pabesueshme vetëm tri orë më vonë, informojnë mediat braziliane. E quajtur Yasmin Gomes, vajza kishte lindur me ndërlikime të shumta dhe mjekët nuk kishin mundur t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, ndaj e kishin shpallur të vdekur.
Pas kësaj, një infermiere kishte shoqëruar trupin e pajetë në një sallë të vogël lutjesh brenda spitalit, ku do t’i kryheshin shërbesat fetare.
Tri orë pasi e sapolindura ishte dërguar dhe lënë si një trup i pajetë në kishën e improvizuar, mbërriti gjyshja e saj e hidhëruar për të marrë në dorëzim trupin.
Siç dëshmoi e moshuara, në momentin kur ajo e mori në dorë mbesën, pa se vajza ishte ende e ngrohtë dhe në atë moment Yasmina hapi një sy dhe nisi të qante e shkelmonte.





“Nuk mund ta besoja. Ende nuk më ishin tharë lotët e dëshpërimit, kur vjen mamaja dhe më sjell vajzën shëndoshë e mirë”, deklaroi 26-vjeçari Cleverson Carlos Gomes, babai i foshnjës, transmeton TCH

  

Edhe më të shtangur mbetën mjekët, të cilët kishin firmosur certifikatën e vdekjes, ndërsa analizat e mëpastajme treguan se foshnja gëzon shëndet të plotë

hahahahahaha Vajza KUJDES!!!! Meshkujt që kanë motra janë dembelë

Një hulumtim ka treguar që meshkujt e tillë janë të prirë të kenë pikëpamje konservatore ndaj rolit familjar.
Ky hulumtim i bërë nga revista Journal of Politics ka treguar që meshkujt të cilët janë rritur bashkë me motra bëjnë më pak punë të shtëpisë sesa të tjerët.
Hulumtimi ka treguar që meshkujt e tillë janë të prirë të kenë pikëpamje konservatore ndaj rolit familjar. Prandaj, meshkujt të cilët janë rritur nën kujdesin e motrave, në të shumtën e rasteve do të konsiderojnë që “vendi i gruas është në shtëpi”.
Përse është kështu? Në të vërtetë, nëse në një familje ka fëmijë të gjinisë mashkullore dhe femërore, prindërit shumë më tepër do t’i “detyrojnë” vajzat që t’i bëjnë punët e shtëpisë, ndërkaq djemtë do të mësohen me këtë mënyrë jetese.
Meshkujt e tillë do të presin që edhe bashkëshortja e tyre të punojë njësoj, përkatësisht të gjitha punët e shtëpisë, siç kanë punuar dikur motrat e tyre.









Humbi gjysmën e kokës por fitoi 55 milionë dollarë









Antonio Lopez Çaj, një bojaxhi 43 vjeç, u rrah aq keq sa gati një e treta e kokës së tij duhej të hiqej.
Por pavarësisht ngjarjes fatkeqe ai fitoi një çmim prej 55 milionë dollarësh kundër një kompanie sigurie në GJykatën superiore të Torrancës.
Antonio u sulmua në një bar në Uillashiër të Los Angjelosit, ku po përpiqej të ndalonte një zënkë në mes të një punonjësi të stafit të barit dhe dy të afërmve të tij.
Ai u godit me një shkop bejsbolli ndërkohë që kafka e tij pësoi godite të rëndë gjatë përplasjeve në trotua

Tradhtia: gratë preferojnë burrat me bark




Trup i bukur, me muskuj dhe i palestruar: të gjithë mendojnë se ky është imazhi i mashkullit që do të “çmendte” çdo femër. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Një sondazh i fundit ka treguar se femrat “preferojnë” të kenë një Shumica e meshkujve “vrapojnë” drejt palestrave për të pasur një fizik sa më perfekt, me muskuj sa më të tonifikuar. Kjo jo vetëm për të qenë të kënaqur me veten, por edhe për të joshur femrat. Por, me sa duket, moda me fizik atleti po ndryshon! Zonjat apo zonjushat që kanë për qëllim të tradhtojnë partnerët e tyre, preferojnë burrat me ndonjë kile më shumë te barku…










Poezi për zogun ‘famëkeq’ të Tunës

Zogu’ i këngëtares Altuna Sejdiu është tashmë një fenomen i njohur për të gjithë. Shumë artistë, gazetar, publicistë komentuan zogun e shkupjanes në rrjetet sociale facebook e twiter. 

Moderatorja dhe gazetarja, Edona Zogu deklaroi se Zogu i saj është më i madh se i Tunës, duke aluduar në mbiemrin e saj. Ndërsa gazetari i njohur, Milaim Zeka bëri shaka duke pohuar se edhe ai e ka një zog, i cili është i tejzgjatur.

Së fundi, Zogut të Tunës i është thurur edhe një poezi. Poeti i njohur nga Maqedonia, Fatos Rushiti, i nxitur nga debatet e fundit rreth këngëtares shqiptare nga Shkupi ka krijuar në poezi me titull: “Për zogun e Tunës dhe zogjtë e saj për rreth”   







Si e festoi Vali Corleone ditëlindjen – VIDEO


Kishin menduar që ta kënaqin në çdo detaj. I rrethuar nga vajzat dhe truprojat e tij të pandashme, djali nga Gjilani Valentino Corleone pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen e tij.
Ndërsa përveç argëtimit nga Dafina Zeqiri, Vali kishte pas edhe një mysafir special. Ai që s’iu kishte ndarë përgjatë gjithë natës ishte deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri, i fundit ky i cili duket se e kishte gëzuar shumë të vetëquajturin ‘King’ me prezencën e tij.
           





Kur nga gjumi të zgjon fantazma! (Video)

Të zgjuarit pas dremitjes në kanape gjithmonë është shqetësues. Por të përballuarit me një fantazmë pas zgjimit nga gjumi duket të jetë i tmerrshëm.
Këtë e përjetoi një vajzë, pasi i dashuri i saj i përgatiti një kamerë të fshehur.
Derisa ajo po bënte një sy gjumë në dhomën e tyre të ndejës, James Williams, pas disa javë përgatitjeje konstruktoi një kopje të besueshme kukulle e Samara nga filmi i vitit 2002 “The Ring”.
Por ai nuk ishte ndalur me kaq, pasi më parë i kishte thënë asaj se kishte parë një grua të qëndronte “në fund të shtratit të tyre në mes të natës”, transmeton KP.
“Kam dashur që të shoh reagimin e të dashurës sime në momentin kur r sheh një fantazmë që i afrohet dhe tenton të marrë atë”, ka thënë Williams, derisa rezultat i tërë kësaj ishte një “tmerrim” nga ana e të dashurës së tij.










Nëna masakron djalin e saj, e kafshoi teksa i jepte gji



Një foshnje 8-muajshe i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme 90 goditjeve me gërshërë, shumica në fytyrë, nga nëna e tij.
I mituri Xiao Bao u gjet në një pellg gjaku më parë gjatë javës nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.
Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjen në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.








Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.
Megjithatë, në mënyrë të pabesushme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës.
E vendosur në arrest, nëna rrëfeu në një komisariat policie se kishte masakruar të birin si ndëshkim, pasi ndërsa ishte duke e ushqyer me gji, ai e kishte kafshuar me dhëmbët e porsadalë.
Shpjegimi absurd ka bërë që të mblidhet një komision ekspertësh të psikiatrisë, ndërsa paradoksalisht, të afërmit tashmë shpresojnë që të vërtetohet se gruaja është e sëmurë mendësisht, pasi ndryshe askush nuk mund të kuptojë sjelljen mizore të saj ndaj të birit.

Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitu

Është më mirë të jesh i përgatitur për një rast e të mos fitosh , se sa të të vijë rasti e të mos jesh i përgatitu

jeta eshte nje beteje, jo e te keqes kunder te mires,por e te keqes kunder me te keqes

Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë budallallek,prandaj zoti kur na krijoi na dha nje goje e dy veshe ,qe me shume te degjojme se te flasim,por ndodh gjithmone e kunderta,apo jo?

Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar. Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.

Sekreti i të qenit e re është të jetosh me sinqiritet , të hash ngadalë dhe të gënjesh për moshën tënde.

A mendoni edhe ju keshtu?Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.

Jeta është një betejë, jo ndërmjet të keqes dhë së mirës, po ndërmjet së keqes dhe më së keqes.

Formë jo e rëndomtë e një luleshtrydheje






Një shtëpiake nga krahina Kent në Britani të Madhe u befasua shumë kur në kopshtin e saj gjeti një dredhëz me një formë të jo rëndomtë.
“Kur e pashë, mendova o perëndi çfarë është kjo, por më pas u qetësove dhe e fotografova, për tua treguar miqve të mi. Ne nuk jemi ndalur së qeshuri. Është qesharake se si mund të rritet një dredhëz e kësaj forme”, ka thënë ajo, transmeton Panorama

Wednesday, July 10, 2013

Jahti 15 milion dollarësh mund të kontrollohet nga një iPad


Me krahët e saj të lakuar dhe ‘hundën’ e gjatë të drejtuar, jahti me pamje të objekteve hapësirore mund të jetë më e përshtatshme për qiell sesa për det.
Vetëm disa metra katrorë nga ky objekt futuristik prekin sipërfaqen e ujit, duke i mundësuar lundrim të lehtë nëpër det. Jahti 15 milion dollarësh me dizajnin inovativ dhe tiparet e vecanta si kontrollimi përmes iPad-it, ka fituar tri cmime javën e kaluar në ngjarjen prestigjioze ShowBoats Design Awards të mbajtur në Monako.

Miliarderi Anton Marden besohet të jetë pronari i objektit 42.5 metërsh, për të cilin u deshën më shumë se pesë vjet për ndërtimin dhe dizajnimin e tij.

Marden dhe bashkëshortja e tij do të mund të kontrollojnë jahtin e tyre luksoz "Adastra", deri në 50 metra largësi, përmes prekjeve në ekranin e tabletit të tyre iPad.

“Trajtoni meshkujt si kafshët shtëpiake”


Këngëtarja kontraverse, Nicki Minaj ka thënë se dëshiron që mashkulli ideal për të të jetë si një kafshë shtëpiake, njëlloj sikurse një qen.
Në një intervistë të re, ajo ka dhënë udhëzime se si të silleni me meshkuj duke thënë se ata duhet trajtuar sikur të ishin kafshë shtëpiake:
"Meshkujt i duan gratë e pavarura, mos vrapo pas tyre. Juve nuk ju duhet që të silleni si një bushtër. Trajtoni ata si kafshët e juaja shtëpiake”.
Këngëtarja në këtë intervistë ka zbuluar edhe shumë gjëra interesant mbi jetën e saj dhe ka rrëfyer arsyet pse është larguar nga spektakli ‘American Idol’, në të cilin ishte anëtare jurie

Gruaja punëson vrasësin me pagesë për të ekzekutuar të shoqin (Video)

 


 Julia Merfeld, një amerikane 21-vjeçare, e martuar dhe me dy fëmijë ishte e gatshme ti paguante 50 mijë dollarë një vrasësi me pagesë për të ekzekutuar të shoqin. Vetëm se ajo nuk e di se në vend të një vrasësi me pagesë, po flet me një oficer policie.
Në videot e publikuara nga policia, Julia Merfeld i thotë ‘vrasësit’ me pagesë se ajo nuk do që t’i thyejë zemrën atij duke e divorcuar, ndaj ka vendosur që ta vrasë.
“Ta vrasësh është më lehtë se ta divorcesh,” thotë duke qeshur ajo.
Gjykata e ka gjetur fajtore 21- vjeçaren dhe pritet që të jepet dënimi. Mendohet se ajo do dënohet me burgim të përjetshëm. Autoritetet thonë se ajo donte të merrte siguracionin e jetës së të shoqit me vlerë 400 mijë dollarë.

A E DINI SE ???



Njerëzit që shkruajnë me dorë të djathtë, jetojnë mesatarisht 10 vjet më shumë se njerëzit që shkruajnë me dorë të majtë. Njerëzit besojnë në çdo gjë që u pëshpëritet në vesh.
92% e njerëzve të paktën një herë në jetë kanë tentuar ta mbyllin frigoriferin ngadalë për të parë dritën e frigoriferit kur të ndalet.
Në mënyrë ironike, njerëzve që ju injorojnë në të ardhmen do tu nevojitet ndihma juaj.
Muzika mund të ulë depresionin për 30 për qind.

Përse janë joshës meshkujt e zënë?




Pothuajse çdo femër në planet në ndonjë moment ka qenë e interesuar për ndonjë mashkull, i cili ka qenë në lidhje dashurie me ndonjë tjetër femër. S’ka dyshim, secila i bën pyetje vetes përse është fiksuar pas mashkullit të zënë kur e di se është një fantazi e kotë!
Dëshira për ta arritur qëllimin shton nivelin e dopaminës
Çdo gjë që duket e paarritshme, shkakton dëshirë më të madhe. “Kjo quhet atraksion frustrues: ajo që është e vështrë të arrihet, më shumë na krijon mall”, thotë dr. Helen Fisher, autore e librit “Whu We Love”. “Ndërkaq, vetë fakti që është diçka e ndaluar, e shton edhe më dëshirën”.
Ja si vepron ajo. Çdo herë kur shfaqet malli, truri liron dopaminëne cila ju nxit që ta arrini qëllimin. Kur ju dalin pengesat përpara (fakti që ka vajzën) pengon që të arrini qëllimin, truri liron edhe më shumë dopaminë, gjë që edhe më shumë ju fokuson për arritjen e qëllimit.
Ekziston kërkesa për të
Nëse ndonjë vajzë tjetër (posaçërisht ajo që ju respekton) lidhur me atë mashkull, truri juaj menjëherë e regjistron si “mall të dobishëm”. Mirëpo, kini kujdes: mashkulli ju duket perfekt vetëm për shkak që nuk e njihni. “Nuk e dini si është në dhomën e gjumit”, thotë dr. Luis. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni në situatë të duroni nënçmimet apo humorin e keq të tij.
Flirt i sigurt
Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.
Ç’është më i mirë se flirti? Zemra na rrah më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.
Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, definoni se çka ju është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria, aventurat

Djema, ja si mund të 'hyni' në kokën e një femre..


 






1.Të dëgjoni atë që ju thotë, me zërin dhe gjuhën e trupit, mund të jetë një fillim i mirë për të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e asaj.
2.Mbi të gjitha duhet të përpiqeni ta njihni. Si nëse ti po kërkon të nisësh një marrëdhënie, ashtu edhe nëse dëshiron të zësh një mikeshë, kërko të hysh sa më shumë në kontakt me të dhe fillo një bisedë të rastësishme. Dëgjo me vëmendje dhe dallo se ç'i pëlqen, apo s'i pëlqen. Cilat janë ëndrrat e saj? Çfarë do të donte të bëhej, apo cilin donte të takonte? Tregoji edhe për veten, sepse femrave nuk u pëlqen të zbulojnë çdo detaj të jetës së tyre, pa njohur asnjë të asaj të të tjerëve. Nëse vendos të hapet, me siguri do të presë që edhe ju të bëni të njëjtën gjë.
3.Vëzhgojeni. Mos u shndërroni në një ngacmues obsesiv, por mësoni t'u jepni vëmendje gjërave të vogla dhe sesi i bën. Shikoje edhe nëse nuk jeni duke folur. Ndoshta do të vëreni se i pëlqen të hajë thonjtë, apo ndonjë gjë tjetër të veçantë. Ndonëse në pamje të parë mund të duken detaje jo me shumë rëndësi, duke reflektuar do të zbuloni se këto mund të të dërgojnë brenda mendjes së saj.
4.Lexoni gjuhën e trupit. Zakonisht, njerëzit ekstroversë, apo të sigurt në vete, vishen me ngjyra të ndezura dhe dizenjo evidente. Kryesisht mbajnë rolin e udhëheqësit, ose shefit të grupit. Kanë një pozicion të drejtë, kokën lart dhe japin vibracione të fuqishme. Ndërsa njerëzit e turpshëm dhe introverse vishen me ngjyra të zbeha dhe ndërpriten lehtë, kur flasin. Qëndrimi i tyre nuk tregon siguri dhe besim në vete. Një vajzë e tillë është shumë e qetë dhe nuk kryen asnjë sforcim për t'u dukur më e mirë, për t'u dalluar apo për t'u integruar me të tjerët.
5.Mundohu të tregoheni sa më të sjellshëm, ndërkohë që nuk duhet të bëheni obsesiv. Përpiquni të jeni gjithmonë informalë dhe të sinqertë. Trajtoje çdo femër me respekt.
6.Për ju që keni një marrëdhënie, kini parasysh që këto rregulla vlejnë edhe për juve.

Këmbët më të mëdha me gruan më të vogël

 Burri me këmbët më të mëdha në botë është takuar me gruan më të vogël në botë për promovimin e një albumi fotografik.
Gjatësia e këmbës së Brahim Takioullah (nga thembra deri tek gishti i madh) është 38 centimetra, ndërsa Jyoti Amge është 61 centimetra e gjatë e gjitha.
 19-vjeçarja indiane duket mikroskopike në duart e burrit të dytë më të gjatë në botë. Marokeni Takioullah është 246 cm i gjatë.

Ky çift i çuditshëm ka pozuar për promovimin e albumit fotografik “Këmbët e mahnitshme”, një album online që mbledh foto këmbësh.